Elbasan Rashani gjen golin e parë në Spanjë dhe i sjell fitoren Elches

Sulmuesi Elbasan Rashani e ka shënuar golin e tij të parë me Elchen në La Liga 2. Rashani realizoi gol në fitoren 2-1 të Elches ndaj Gijonit në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë. Sulmuesi në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të, ndërsa tetë minuta më pas e realizoi golin e fitores për Elchen.
Reprezentuesi i Kosovës u transferua në afatin kalimtar të verës te Elche nga klubi francez Clermont si futbollist i lirë. Për Rashanin kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar këtë edicion. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































