Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, pritet të largohet nga Roma në fund të stinorit.

Minutat e pakta në dispozicion kanë bërë që reprezentuesi italian të mendoi largimin në një skuadër ku mund të luajë më shumë.


Është skuadra e madhe spanjolle, Valencia që së fundmi është futur në garë për transferimin e El Shaarawyt.

Ish-anëtari i Milanit vitin e kaluar kishte shkëlqyer me Romën por këtë edicion nuk po preferohet shumë nga Spalletti.

Roma duket e vendosur për ta larguar në fund të stinorit nëse vije një ofertë e mirë për të.

Besohet se Valencia është e gatshme të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e El Shaarawyt në ‘Mestalla’.

Në garë për reprezentuesin e Italisë mbetet edhe skuadra nga Serie A, Fiorentina. /Telegrafi/

telegrafi sport app