Një tjetër ngjarje ku dalin personazhe të implikuar me dosjen “Metamorfoza” tronditi Shkodrën në 2 shtator 2022.
Shtetasi Ismet Çekorja, u ekzekutua nën dyshimet për hakmarrje. Më herët djali i tij Barjam Çekorja ishte shpallur në kërkim për një atentat.
“Duhet hapur gjithë dosjet që përmenden këto përgjime apo biseda dhe duhet të lidhen me ngajrjet krminale e prova konkrete që të bëhet gjithë pazëlli apo skema e qartë”- u shpreh avokati Redi Ramaj.
Pas kësaj ngjarje, dy javë më vonë vritet 19-vjeçari Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua me breshëri armësh teksa konsumonte kafe. Ky i fundit, ishte djali i xhaxhait të shtetasit Shkëlzen Xhenje. Me këtë emër, fijet shkojnë sërish tek Astmer Bilali, njeriu i afërt i Bajrave.
Shkëlzeni kishte shoqëri me Astmerin dhe në transkriptimet e dosjes Metamorfoza, zbulohet implikimi i tij në një tjetër atentat. Fjala është për tentativën e vrasjes së shtetasit Taulant Pepa në 21 Shkurt të vitit 2021. Së bashku me Shkëlzen Xhenjen, personat e tjerë të dyshuar sipas Policisë Gjyqësore ishin Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Behar Zagani. Në dosjen e SPAK, del roli i prokurorit të arrestuar Xhevahir Lita për mbylljen e çështjes së tentativës së eliminimit të Pepës.
“Xhevahir Lita, me funksion prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi ka rënë dakord për shumën e parave, ka ndihmuar duke i dhënë informacione lidhur me veprimet hetimore që po kryhen, ka dhënë orientimet si dhe çfarë duhet të deklarojnë në Policinë Gjyqësore, si dhe nuk ka kryer veprime të tjera që mund të çonin në identifikimin e autorëve.”
Prokurori Lita ka shmangur nga ndjekja penale Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Për ngjarjen u akuzua Shkëlzen Xhenje por prokurori zbuti akuzat në ‘armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Në transkriptime prokurori merr një mesazh ku udhëzohet se si të veprojë për çështjen. Dyshohet se dërguesi i mesazhit është Bardhyl Mavraj, kushëri i afërt i Behar Bajrit.
“Telefonin veç unë e kam dhe i fshij bisedat direkt. Çdo gjë e merr përsipër ai që del me fytyrë. Nipi thotë që ja kam dhënë makinën Shkëlzen Xhenjes. Problemi është që duam ta heqim Haton nga ajo punë se kamerat janë të padallueshme për Haton. Por më thuaj ti çfarë të bëjmë dhe do ndjek udhëzimet çfarë më thua ti.”
Pra, referuar dosjes hetimore për atentatin ndaj Pepës, kryqëzimi i bisedave në SKY përkon me zhvillimet dhe personat që janë fiksuar në kamerat e sigurisë. Më poshtë, flitet për shuma parash që mendohet se janë dhënë ryshfet tek pjesëtarët e grupit hetimor për të prishur hetimet dhe për të mbyllur dosjen. Mes bisedave zbulohen edhe përpjekjet e dyfishta, për shmangien e hetimeve dhe mbylljen e konfliktit me Taulant Pepën. Në dosjen hetimore zbardhet një bisedë mes dy personave në SKY ku dyshohet se Pepës i kërkohen 50 mijë euro, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës