Detaje te reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e kryer brenda burgut të Peqinit. ABC News mëson se ndër te tjera Sokol Mjaçaj, ka deklaruar se po të mos e kishte marrë vesh se do të futej në regjimin 41 bis, nuk do ta kryente vrasjen, atë ditë. Për regjimin 41 bis, ai ka deklaruar se i kanë thënë të burgosurit e tjerë duke iu drejtuar “qenke i rrezikshëm ti Sokol, se do të fusin në izolim”.
Ai ka qëlluar 5 herë me pistoletën me mulli. Plumbat, Arben Lleshin e kanë kapur në pjesën e qafës dhe të gjoksit. Ndërkohë i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ku plumbi ka hyrë dhe ka dalë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sokol Mjaçaj është pyetur për disa emra konkret, për sa i përket vrasjes së Arben Lleshit nëse ishte paguar apo jo, por ai ka vijuar të heshtë dhe të thotë se e vrau për sherrin brenda burgut.
Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur te tjerë, miq të viktimës dhe të plagosurit, kanë ndjekur Sokol Mjaçajn duke tentuar ta ndalojnë. Ai nuk ka pasur më fishekë dhe për të krijuar përshtypjen se kishte fishekë në armën e tij, është mbyllur tek dhoma e takimeve.
“Ju thashë, po erdhët këtu unë do t’ju vras, por realisht unë nuk kisha më fishekë në pistoletë”, deklaroi ai.
Kur ka mbyllur derën e korridorit të dhomave së takimeve nga brenda, ai ka bllokuar edhe familjarë te tjerë që ishin në takim me të burgosur të ndryshëm.
Njoftimi në policinë e Elbasanit është bërë me vonesë. Pas marrjes në pyetje, momentalisht Sokol Mjaçaj është transferuar në burgun e Fierit./abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit