Valdet Hoxha – Ish-zv.ministër i Brendshëm tha se ekspozimi i armatimit nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është një ekspozim i cili i përket “emocioneve” të parafushatës elektorale e që në fakt, armatimi është në kuadër të planit tranzicional të 2018-2028.
Hoxha në Dukagjin u shpreh se nuk ka nevojë për ekspozimin e armatimit pas që sipas tij disa çështje duhet të jetë sekrete dhe është një fushë specifike.
Ai tha se ky armatim i ekspozuar i përket këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Disa gjëra duhet të jenë publike por jo disa duhet të jenë sekrete. Sepse është një fushë specifike dhe nuk duhet të jenë publike. Pajtohem se publikimi i këtyre fotografive ka qenë në emocionet para elektorale, sepse nuk do duhej se në këto kohë kur flasim për doktrina bërthamore, ti ekspozojmë ato. Jemi Forcë që konsiston në mbrojtjen territoriale, që është Forcë civile me pretendime mbrojtëse dhe kontribut krucial pas anëtarësimit në NATO. Nuk kemi sesi t’i tregojmë muskujt me armatim të lehtë. Ukraina i përdori armët me rreze të dhënga nga SHBA-ja dhe Putini ndryshoi doktrinën e konceptit bërthamor. Ne i ekspozuam disa armë të lehta të këmbësorisë. Emocion i fushatës elektorale, por është në kuadër të planit tranzcional 2018-2028″, u shpreh Hoxha.
Tutje theksoi se është e rëndësishme që të “armatosemi për aq sa lejohet qoftë nga buxheti dhe sa mundemi por gjithnjë duhet me koordinim të SHBA-ve”.
Afrim Veseli – Nën kolonel i FSK-së në pension tha se ekspozimi i armatimit nga Kurti dhe Maqedonci nuk është armatim i dorës së fundit por që i përket periudhës së 2019 e tutje.
Ky armatim, duke përfshirë pushkë automatike dhe mitrolezë sipas Veselit i përket këmbësorisë dhe ekspozimi i tij nuk do duhej të ndodhte nga akterët politik.
“Nuk është e dorës së fundit. Pjesa dërmuese e armatimit këmbësorik që është parë ka qenë e porosit në vitin 2019, një pjesë tjetër më vonë. Është armatim i këmbësorisë, duke përfsshirë pushkë automatike dhe mitrolezë. Nuk do duhej të dilte në opinion armatimi. Sepse ekspozimi i armëve të një ushtrie në koncept demokratik konsideroj se imazhe të tilla do duhej sa më pak. Armatim i blerë ndër vite, që nga 2019, kur kemi filluar porositë e para në FSK dhe vazhdon edhe sot ai trend, sipas planit 10 vjeçar të operatevitetit të FSK”, deklaroi Veseli.
Lidhur me këtë, edhe ish-ushtaraku në Kroaci, Esad Çollaku ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të duhej të e bënte ekspozimin e armatimit, sepse ky armatim d.m.th vetëm një armë më të përsosur sesa në të kaluarën, asgjë më shumë.
“Kryeministri Kurti nuk ka njohuri të armëve, por me keqardhje e them se prezantimi i armëve nga ai kjo është plasim në media për vizitën e tij në depotë e FSK-së, është fushatë elektorale. Armët e ekspozuara në media, e bënin edhe forcat serbe kur djemtë kosovar e bartnin me gomar e mushka e kuaj e bartnin nga Shqipëria në Kosovë, dhe një pjesë e tyre binin në duart e serbëve, atai ekspozonin në të njëjtën mënyrë se çfarë armatimi ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
“Si veteran dhe i rritur me TMK, Jam tmerruar me këto incizime, dhe mos përcjellja adekuate e njohurisë ushtarake dhe me pajisje të tjera të cilat do ti kemi në mbrojtje në rast të cenimit të integriteti i Kosovës. Është llapsus i madh i Kurtit sepse këto armë të këmbësorisë, këto armë në Amerikë i mbajnë në shtëpi private. Nuk po i nënvlerësojë por duhet të jenë tejet sekrete, duhe të sillen brenda ushtrisë. Arma këmbësorike nuk e tregon forcën mbrojtëse, por e tregon vetëm një ushtar i jonë mund ta ketë një armë më të përsosur se në të kaluarën”, u shpreh Çollaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit