LAJMI I FUNDIT:

Eksportimi i kënaqësisë dhe importimi i natyrës

Qeveria nuk është zgjidhja e problemit tonë, qeveria është problemi, – Ronald Regan

Nuk kemi det. Ky është një limit gjeografik i shtetin tonë. Mbase askush s’mund të na ndalon që kënaqësitë tona për shijimin e kripës së detit dhe flladin e freskët që krijohet prej palmave, t’i eksportojmë përkohësisht në vendet ku ka det. Ky është një rregull imanent, që njeriu vetëm mund t’iu përshtatet, e assesi të ndodh e kundërta. Porse në kopshtin e absurditetit tonë, që përditë mbijnë lloje të ndryshme të paradokseve, rregullat e natyrshme patjetër duhet që t’i shërbejnë nevojës dhe kënaqësisë së njeriut. Këto kundërthënie mi kujtojnë politikanët tanë, të cilët nëpër fushata parazgjedhore premtonin se të pamundurën do ta bëjnë të mundur, kurse pas kryerjes së asaj maratone të mbushur me lloj-lloj rrenash, doli se ato të mundurën nuk e bënë të mundur, duke u sfiduar kështu turpshëm prej asaj që nuk është nën kompetencat e tyre. Pikërisht qeveria e tanishme suksesshëm mëton se është duke e sfiduar rregullin e pandryshuar, që herët ose vonë, po të njëjtat rregulla do ta plandosin sikur një fluturake të lehtë në tokën durimtare, që gradualisht, fare pa bërë zhurmë i gëlltitë të gjithë njerëzit, qofshin ato feudalë apo bujkrobër.


Furnizimi i kopshtit zoologjik (Shkup) me kafshë të vendeve të largëta, ngarkesa e urave me kafshë-skulptura antike, tjetërsimi dhe familjarizimi i personaliteteve të ndryshme në sheshin e Shkupit të shkallmuar, si dhe tash së fundmi, sjellja e disa palmave prej vendeve të nxehta buzë Lumit Vardar, dukshëm janë duke e dëshmuar mospajtimin e tyre me sistemin natyror dhe asgjësimin e asaj që i përket të natyrshmes. Madje kjo maratonë e mbrapsht nuk është vetëm dëshmi e mospajtimit me sistemin natyror, porse kjo është edhe një dëshmi se ky shtet është tejet këmbëngulës të ngarend, pavarësisht çmimit, pas artificiales, duke na bërë kështu praktikisht me dije të gjithëve se ky shtet është i ndërtuar mbi themelet e falsifikimit dhe të gënjeshtrës.

Maqedonia është e shquar për tokë pjellore. Po ashtu, ky shtet është i shquar me bujq të zhgënjyer dhe të paperspektivë, duke e bërë kështu të pavlefshme edhe begatinë e tokës pjellore, ngaqë do të ishte e kotë fisnikëria e kalit nëse mbi kurrizin e tij të ndershëm mbart kalorës pakurrizorë, njashtu edhe toka pjellore poqë se udhëhiqet prej kokave me rendiment shumë të ulët, s’pritet gjë prej saj, pos që të shndërrohet në tokë djerrinë. Pastaj vlerësimin dhe shkakun e këtyre bujqve të zhgënjyer, ata që me çdo kusht duan që gjelin ta detyrojnë të bëjnë ve, ia atribuojnë opozitës, gjoja se kjo pakënaqësi e skajshme qenka skenar i opozitës.

Lloji i këtyre kokave me rendimet shumë të ulët, harron se njeriu apo shteti duhet të garojë me atë që është i shquar. Nuk mund që shteti ynë të kultivoj dhe prodhoj kafe, ngase një epërsi e tillë natyrore i mungon, atë epërsi natyrore e ka shteti i Brazilit, porse shteti ynë nëse do ta shfrytëzonte si duhet epërsinë natyrore të pemëtarisë dhe të vreshtarisë, atëherë mbajtja gjallë e buxhetit shtetëror dhe zbutja e papunësisë nuk do të mbështetej në përdorimin e instruksioneve të rritjes së përqindjes fiskale, që edhe më tej do të kemi rritje të varfërisë dhe rritje të tensioneve ndëretnike. Megjithëse këtë teori shumë të thjeshtë e dinë edhe ministrat e ekonomisë dhe të financave (mos të flasim për personin me kualifikim të ulët, – vlerësim paksa kundërthënës, por realiteti kështu fletë), prapë çështja e kundërthënies vazhdon të lundrojë nëpër Lumin Vardar, mbase për t’i parë palmat e bukura me trungje të gjata e të drejta, thuajse janë të detyruar prej pushtetit të qëndrojnë vetëm drejtë, simbol që tregon se kjo qeveri punon vetëm drejtë, pavarësisht pakënaqësinë absolute të qytetarëve për të kundërtën.

Kjo është ajo që shihet sipërfaqësisht! Ndërsa, ajo që lexohet thellësisht është se këto palma janë simbol i kopjeve tjera që ndërthuren me vlerat kombëtare dhe ekonomike të këtij shteti, që medoemos duhet të mbijnë, në mos më shumë, të paktën mos të thahen, sepse ka gjasa që edhe kjo kopje shumëvjeçare të thahet, veprim ky që ngjanë me atë i cili ia kishte veshur lëkurën e luanit gomarit, duke pas për qëllim që të huajt dhe disa vendas të padëshiruar, t’i privon prej përdorimit të gomarit të “vetë”. Ky harron se lëkura e luanit vetëm do ta ngrohë gomarin, porse zëvendësimin e tij do ta bëjë vetë ai. Pastaj s’bënë të hidhërohet kur ta sheh gomarin duke buzëqeshur për imitimin e tij qesharak!

Mos të harrojmë se duke eksportuar kënaqësinë tonë dhe duke importuar natyrën e huaj, do ta zverdhim kënaqësinë dhe natyrën tonë, duke tentuar kështu që qytetarëve t’ia rikthejmë buzëqeshjen, do të qajmë bashkë me qytetarët, si dhe duke i imituar në vazhdimësi memecët, ka gjasa shumë të mëdha që një ditë edhe ata të flasin për fatkeqësitë tona.

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Kalo në kategori