LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët zviceranë, vlerësojnë stabilitetin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit në Shqipëri

Ekspertët zviceranë, vlerësojnë stabilitetin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit në Shqipëri

Ekipi përbëhet nga 15 specialistë nga Departamenti i Ndihmës Humanitare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qeveria zvicerane sjell misionin e parë në Shqipëri, i cili do të verifikojë dëmet dhe do të vlerësojnë stabilitetin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit.

Menjëherë me të mbërritur në Shqipëri u ndanë në grupe dhe vizituan disa vendndodhje në Durrës, Laç dhe Thumanë.


Asistencë e menjëhershme u dha tek hotel “Lubjana” në Durrës, inxhinierët zvicerane kontrolluan stabilitetin e ndërtesës dhe këshilluan për mundësinë e shembjes për shkak të elementeve jo të qëndrueshëm që ka ndërtesa” thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane, shkruajnë mediat shqiptare.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, lëkundjet ndjehen në Tiranë - Durrësi përfshihet nga stuhi të forta dhe reshje shiu
Lexo po ashtu Tjetër tërmet godet Shqipërinë, lëkundjet ndjehen në Tiranë - Durrësi përfshihet nga stuhi të forta dhe reshje shiu

Ekspertët e ardhur nga Zvicra filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara dhe në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës.

Ekipi përbëhet nga 15 specialistë nga Departamenti i Ndihmës Humanitare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mes tyre janë inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave dhe ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.

Ekipi gjithashtu u takua me komisionet e emergjencës dhe autoritetet vendore në Durrës, Tiranë dhe Laç, dhe filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara. Në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës zvicerane. Furnizime, pajisje dhe artikuj jo-ushqimore pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme.