Ekspertët shpjegojnë se çfarë ndodh në trurin tuaj kur përqafoni teori konspirative

Pse disa njerëz i besojnë teoritë konspirative dhe disa të tjerë jo?
Viti i fundit na ka shoqëruar me teori nga më të ndryshmet konspirativet. Duke filluar që nga “virusi është i krijuar nga njerëzit për të vrarë njerëzit” e deri tek “mikroçipi i famshëm që Bill Gates po i vë njerëzve përmes vaksinës”, njerëzit janë ndarë dukshëm në dy grupe
Ata që i besojnë me skepticizëm këtyre teorive pa baza dhe fakte dhe të tjerët të cilët i eliminojnë nga kujtesa që pas momentit të parë që i dëgjojnë.
Po çfarë ndodh vërtet në trurin tonë kur dëgjojmë teori të tilla? Pse disa i besojnë dhe të tjerë jo?
Truri merr informacionin dhe pastaj e krahason atë me informacionin që ka marrë në të shkuarën në mënyrë që të bëjë një parashikim të situatës apo ta procesojë për të marrë një vendim, shkruan Bustle.
Një studim i kryer në 2018-ën, arriti në përfundimin se njerëzit që e gjenin rregullin e jetës në situata të rastësishme si përshembull përmes hedhjes së një monedhe, ishin më shumë të prirur për të besuar në teori konspirative.
Thuhet se njerëzit me nivel më të lartë dopamine në trurin e tyre kanë më shumë shanse të besojnë teori nga më të ndryshmet konspirative.
Të tillë njerëz janë ata që priren të mendojnë në mënyrë intuitive apo duke u bazuar tek emocionet më shumë sesa të analizojnë situatën në mënyrë analitike. Prandaj debati rreth botës mes teje dhe hallës shpesh përfundon në kufijtë e personales.
Ekspertët thonë se të tillë njerëz fiksohen dhe lidhen aq shumë emocionalisht pas këtyre teorive sa edhe pse e dinë që s’janë të vërtet i besojnë sërish, citon Anabel.
Zakonisht njerëzit që janë mosbesues dhe skeptik ndaj të tjerëve besojnë në konspiracione. Pavarësisht se dyshimi s’bën kurrë dëm në masën e duhur, të fiksohesh pas teorive të tilla do të thotë se ke ende nevojë të edukohesh dhe pasurohesh me informacion.
Këta njerëz besojnë se bota është një vend i rrezikshëm dhe kanë një nevojë shumë të fortë për t’u ndjerë unikë dhe e vetmja gjë që mund t’i bëjë të ndryshojnë mendim është dija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës