Ekspertët shëndetësorë kërkojnë ashpërsim të masave anti-COVID, kjo kundërshtohet nga PDK
Për shkak të situatës epidemiologjike në vend shumë shpejt pritet që të ketë ashpërsim të masave anti-COVID. Ekspertët shëndetësorë dhe qytetarët pajtohen se nevojitet më shumë shtrëngim dhe zbatim rigoroz të masave anti-COVID, por me ashpërsimin e masave nuk po pajtohet Partia Demokratike e Kosovës.
Infektologu Hamdi Ramadani shprehet se masat antiCOVID që aktualisht janë në fuqi duhet të zbatohet në përpikëri, pasi mos zbatimi i tyre gjatë kësaj periudhe ka sjellë rritje të madhe të rasteve të reja.
Ai u shpreh se kufizimi i orarit të punës së gastronomisë dhe ora policore duhet të kufizohet dhe kontrollohet, ndërsa shtoi se edhe metodat online e punës duhet sa më shpejt të merren parasysh.
“Unë mendoj që masat e vendosura në nëntor dhe dhjetor duhet të zbatohen me përpikëri dhe jo të mbeten në letër, por të zbatohen në praktikë qoftë në gastronomi, qoftë në institucionet private, shkolla e fakultete sepse janë masa kufizuese pasi kufizohet numri i personave kërkohet vaksinimit, kërkohet higjiena, maska. Mendoj se këto janë masa të mira, por për fat të keq nuk u respektuan nga qytetarët dhe në anën tjetër organet përkatëse nuk i zbatuan masat e Qeverisë. Metoda online e punës duhet të futet si masë shtesë që sa më pak të ketë tubime dhe grumbullime, ndërsa gastronomia normalisht, ora policore as që mund të vijë në shprehje të zbuten, përkundrazi ato duhet të jenë të kontrolluara”, u shpreh Ramadani për KosovaPress.
Infektologu Ramadani u shpreh se aktualisht vendi po përballen me një gjendje të rëndë pandemike, por shtoi se varianti omicron ka simptoma më të lehta. Sipas tij ndër masat kufizuese, edhe vaksinimit kundër COVID-19 është faktor që do të ndikojë në uljen e rasteve pozitive.
“Mendoj që edhe në ditët e ardhshme mund të jetë po ashtu e rënduar, por masat antipandemike dhe vaksinimi me imunizim janë faktorë që do ta ndërgjegjësojmë qytetarin. Mendoj se jemi në valën e re të sëmundjes me pandeminë COVID-19… Për fat të mirë tani për tani aspekti i peshës së sëmundjes i tablosë klinike megjithatë po tregohet që është formë më e lehtë dhe e butë karshi variantit të mëparshëm delta dhe më me pak ndërlikime, por që kjo nuk e lejon që masat që janë në fuqi të mos zbatohen në përpikëri që vaksinimi dhe imunizimi të forcohet në maksimum”, u shpreh ai.
Por me shtrëngim të masave kundër koronavirusit nuk po pajtohet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i cili thotë se vendet perëndimore që janë goditur nga varianti omicron vetëm kanë liruar masat anti-COVID.
Sipas tij vendosja në bllok e masave antiCOVID vetëm sa po e pengon procesin e vaksinimit. Ai kërkoi që të ketë lehtësime për qytetarët e imunizuar karshi koronavirusit.
“Në situatën aktuale, duke llogaritur edhe vendet evropiane, ndonëse ka pasur rritje të madhe të rasteve me omicron, vendet e caktuara të BE po shkojnë duke liruar masat pasi ky variant është shumë më i lehtë. Pra, në aspektin shëndetësor krijon më pak probleme shëndetësore dhe mund të krijojë imunizim shëndetësor tek ata që atakohen dhe mund të krijohet edhe një imunizim i tufës … Vendosja e masave në bllok për mbyllje është një dekurajim për vaksinim. Pra, të gjitha këto situata duhet të diskutohen për të nxitur njerëzit në procesin e vaksinimit. Vendosja e masave në bllok siç ka bërë deri tani qeveria, e ka goditur procesin e vaksinimit”, tha Haxhiu.
Pas paralajmërimeve se gastronomia do të lejohet të punojë vetëm deri në orën 22:00, sipas Haxhiut, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, masat nuk duhet të rëndojnë punën e gastronomisë dhe ora policore është e panevojshme.
“Numri i rritur ka ndodhur për shkak se qeveria është munduar ta mbajë artificialisht numrin e vogël të rasteve për shkak të zvogëlimit të numrit të testimeve dhe dje kur ka rritur numrin e testimeve ka pasur rritje të numrit të rasteve. Ekspertët shëndetësorë duhet të vendosin hapat mbi masat. Unë nuk mendoj se duhet të ketë masa në bllok si për të vaksinuarit si për të vaksinuarit, sepse çdo masë të cilën po e merr qeveria po duket sikur ka diçka kundër gastronomisë. Masa e parë kundër gastronomisë është tërësisht e gabuar…Nuk ka nevojë për orë policore, është e panevojshme. Edhe këta muaj sa ka qenë, ishte tërësisht e panevojshme”, u shpreh ai.
Sot është takuar Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike i cili ka rekomanduar për masat e reja antiCOVID, masa të cilat pritet që sot apo nesër në mëngjes të dërgohen për miratim në qeveri.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi njoftoi se është e mundshme që qarkullimi i gastronomisë të lejohet deri në 22:00, ndërsa theksoi se masat do jenë në proporcion të mundësive që shkollat dhe ekonomia të jenë të hapura.
Në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2708 raste të reja nga testimi i 10.833 mostrave. Gjatë 24 orëve është regjistruar edhe një rast me fatalitet. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025