Problemet e kamotshme në trafikun e Prishtinës kanë bazë në infrastrukturën e transportit publik. E testimi i qarkores së tretë të unazës njëkahore mund të rezultojë i suksesshëm vetëm me një transport publik më funksional.
Kështu vlerësojnë ekspertët e komunikacionit, të cilët thonë se qytetarët duhet t’i shmangen transportit vetanak, sidomos në rastet kur udhëtojnë në relacione të shkurtra.
Njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin tha se në testimin e unazës ka qenë kritik ndaj komunës, pasi sipas tij, transporti publik dhe biçikletat duhet të lejohen që të lëvizin në dy kahje.
“Ky testim është bërë që transporti publik me qenë primar. Ky ka qenë qëllimi. Por, risitë e tilla herë priten mirë e herë keq nga qytetarët derisa të mësohen. Kjo ka qenë motoja jo p.sh dikush banon në Breg të Diellit dhe e ka punën në qendër e përdor transport vetanak. Mundësisht duhet ta shfrytëzojë transportin publik. E sa do të ketë sukses ky testim do të shihet në fund, kur merret vendimi i përhershëm”.
“Mirëpo, unë kam qenë kritik që transporti publik, pra autobusët dhe gjithashtu biçikletat të jenë në dy kahje, ndërsa automjetet në një kahje për lëvizje. Pra, kjo ka qenë vërejtja”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se në shumicën e vendeve në rajon, tramvaji lëviz në dy drejtime e automjetet në shumicën dërrmuese në qendër lëvizin në një kahje.
Së fundmi, Ahmeti tha se në komunikacion është shtuar edhe një problem – ai i përdorimit të trotinetëve. Për përdorimin e këtyre mjeteve motorike sugjeroi që të vendoset kufizimi i shpejtësisë. Por, sipas tij, një gjë të tillë nuk e ka bërë ende as Parisi e qytete tjera të mëdha në botë.
“Për përdorimin e trotinetëve duhet të vendoset kufizimi i shpejtësisë pasi është mjet motorik. Nëse lëviz mbi 25 kilometra në orë mund edhe ta mbysë njeriun. Edhe Parisi madje ka probleme të njëjta si ne. Por, duhet të gjendet një zgjidhje. Të ulen ekspertët dhe të merret një vendim apo të kopjohet ndonjë shembull nga vendet e Bashkimit Evropian”.
Zgjidhje po ashtu kërkoi edhe për veturat që hyjnë në Prishtinë nga qytetet tjera. Alternativa më e mirë sipas tij, është që ato të lihen në periferi dhe të përdoret transporti urban.
Në fund, eksperti i komunikacionit përmendi edhe nevojën për tramvaj si alternativë për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet.
“E kam përmendur edhe më herët, një linjë e tramvajit nga Ferizaj që do ta lidhte edhe Lipjanin dhe një linjë tjetër nga Peja që do ta lidhte edhe Obiliqin me Fushë Kosovën dhe Podujeva që është linja e hekurudhës e të ndalet mbrapa Pallatit të Rinisë, aty të bëhet stacion. Një linjë të shkojë drejt stacionit të autobusëve e linja tjetër në drejtim të aeroportit”.
“Me një kredi të mesme ose të butë, do të mund të realizohej dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes Qeverisë dhe komunës. Kështu do të lehtësohej shumë unaza e kryeqytetit. Këto janë alternativa që për një kosto tonën me një buxhet të vogël, janë të mëdha por zgjidhja është edhe më e madhe nëse realizohet”, përfundoi Ahmeti.
Për testimin e qarkores njëkahëshe për Telegrafin foli edhe eksperti tjetër i komunikacionit, Nol Dedaj.
Ai tha se testimet e tilla janë pjesë e hulumtimit të qarkores për siguri të qarkullimit të automjeteve.
“Sigurisë së këtyre hulumtimeve ju ka parapri hulumtimi për arsyeshmërinë e sigurisë ku nga 149 pika te konfliktit ne gjendjen aktuale pas realizimit te qarkores mbesin 39 pika te konfliktit që do të thotë se do ruhet shpejtësia e sigurisë në krahasim të shpejtësisë së kufizuar”, deklaroi Dedaj.
Por, sipas tij, testimi i tretë ka rezultuar me kolona të automjeteve për shkak të menaxhimit të dobët të qarkullimit të automjeteve.
Testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës ka nisur të premten dhe do të vazhdojë deri të dielën.
Ky ‘eksperiment’ i komunës shkaktoi tollovi e bllokim të rrugëve të kryeqytetit nga veturat, e rrjedhimisht edhe tensionim të qytetarëve, të cilët prisnin për orë të tëra në kolona të gjata.
Të bllokuar në kolonë, shumë vozitës kërkonin rrugë e rrugica alternative nëpër qytet, por që edhe aty ngelnin të bllokuar.
Pamjet nga bllokimi i kryeqytetit pas testimit të qarkores njëkahëshe mund t’i shihni këtu.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që bëhet testimi i unazës qendrore të kryeqytetit, por hera e parë që bëhet në ditë pune.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se një testim i tillë në ditë pune u ka mundësuar të identifikojnë fytet e ngushta në rrugë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?