Ekspertët vlerësojnë se zvogëlimi i njësive zgjedhore nga gjashtë në një do t’i mundësonte partive më të vogla që të mos ndikohen nga programet e partive më të mëdha, ndërsa qytetarët të votojnë subjekte sipas interesave të tyre. Ish deputet Ismet Ramadani vlerëson se modeli i një njësie zgjedhore dhe lista të hapura për deputet forcon pluralizmin politik.
Shansi sigurisht që është më i mirë për partitë e vogla të cilat nuk do të renditën në varganët partiake të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Asnjëra nga partitë shqiptare tani nuk është parti e madhe e cila mund të krahasohet me bllokun maqedonas. Me një njësi zgjedhore do të vijë në shprehje ajo që është subjektivitet i partive politike. Nëse pranohet të shkohet me lista të hapura atëherë do të vijë në shprehje cilësia, identitet i kandidatëve për deputet dhe do prishet ajo formula kush është më afër liderit të radhitet i pari në listë”, tha Ismet Ramadani, Ish deputet
Ish kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski vlerëson se me shndërrimin e modelit në një njësi zgjedhore, merr fundi keqpërdorimi forcave të vogla politike. Petkovski shtron idenë e modelit zgjedhor pa prag apo me prag minimal prej 1 për qind. Sipas tij ky model i jep përfaqësim në Kuvend të gjitha subjekteve që marrin mbi 1 për qind të votave nga numri total i votuesve.
Që të ketë jetë të vërtetë parlamentare-shumë partiake, qytetarët duhet ta kenë mundësinë që sipas nevojave të tyre të delegojnë njerëz në Kuvend dhe kjo mund të sigurohet vetëm me një njësi zgjedhore pa prag zgjedhorë ose me prag të ulët. Me këtë ulet edhe nënçmimi politik ndaj subjekteve i cili është shumë aktual për momentin. Pra nëse shkohet me një njësi zgjedhore do të filtrohet arena politike në shtet”, u shpreh Tito Petkovski, ish-kryetar i Kuvendit
Duke u thirrur në iniciativë të disa partive politike, presidenti Stevo Pendarovski doli në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me qëllim zvogëlimin e numrit të njësive zgjedhore dhe lista të hapura. Partitë politike u shprehën të ndara. LSDM-ja mbështet idenë për numër më të vogël të njësive zgjedhore, ndërsa BDI i kushton rëndësi procesit zgjedhorë. Opozita maqedonase nuk ka qëndrim përfundimtar, ndërsa opozita shqiptare propozon modelin me tre njësi zgjedhore që nënkupton bashkim e nga 2 njësive dhe votimin online të diasporës. Në vitin 2015, me ndërmjetësim të Piter Vanhaute partitë arritën konsensus për zvogëlimin e njësive zgjedhore në diasporë nga tre në një dhe pragun prej 6400 votave për një deputet. Partitë shqiptare aso kohe kishin propozuar edhe modelin e një njësie zgjedhore, por ideja nuk ishte mbështetur nga blloku politik maqedonas./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=fr5iJ4rNu_0
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës