LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët kërkojnë veprime radikale për ndryshimin e gjendjes në arsim

Ekspertët kërkojnë veprime radikale për ndryshimin e gjendjes në arsim

Viti 2017 u karakterizua me zhvillime nga më të ndryshmet, për të mirë e për të keq, në sistemin e arsimit kosovar.

Përderisa ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi njoftoi për formimin e një komisioni të veçantë që do të merret me testin PISA 2018, njohësit e fushës nuk presin ngritje të cilësisë në arsim, prandaj as ngritje të rezultatit në testin PISA.

“E kemi formuar një komision të veçantë që do të merret me testin PISA 2018 dhe tutje PISA. Ky komision e ka bërë një plan dinamik që deri në datën e mbajtjes së testit PISA 2018 planifikojmë që minimumi t’i mbajmë dy teste provuese në të gjitha shkollat e Kosovës: testi i parë do të mbahet në të gjitha shkollat e Kosovës dhe testi i dytë në të gjitha shkollat ku do të mbahet testi PISA final”, ka thënë ministri Bytyqi.


Mirëpo, njohës të fushës së arsimit nuk presin ndonjë rritje të rezultatit të nxënësve kosovarë as në testin PISA 2018.

“Testi PISA zakonisht mat cilësinë e sistemit të arsimit dhe nuk varet nga një komision se çfarë do të jetë rezultati. Rezultati do të jetë i tillë çfarë është cilësia e sistemit. Meqë përmirësime radikale në sistemit nuk ka pasur unë nuk pres ndonjë përmirësim të madh të rezultatit në testin PISA”, thotë drejtori i Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Popovci.

Popovci thotë se mund të ketë ndonjë përmirësim të vogël për shkak të një vetëdijesimi më të lartë të nxënësve dhe që ta marrin punën më me seriozitet. “Mirëpo, edhe në kushte të tilla ata nuk mund të demonstrojnë më shumë nga ajo që i ka përgatitur shkolla”, tha ai.

Sipas njohësve të fushës, për të pasur ndryshime në arsim duhen marrë hapa radikalë./21Media/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori