Vizita e djeshme e presidentit Hashim Thaçi te liqeni i Ujmanit nxiti reagime kërcënuese nga Serbia, me të cilën Kosova tash e mbi një dekadë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Kërcënimet e fundit, për të vënë në gatishmëri ushtrinë serbe, për shkak të vizitës së presidentit sipas analistëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile janë të mjaftueshme për Prokurorinë e shtetit që të reagojë.
Edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj u është përgjigjur kërcënimeve të serbëve, gjegjësisht reagimit të liderit të listës serbe në Kosovë, dhe e cila ndikohet nga Beogradi zyrtar, Goran Rakiq, i cili tha se nuk do të lejojnë që Thaçi dhe askush tjetër të shkojë në Ujman, duke e vlerësuar atë si pronë të serbëve.
Kryeminsitri Haradinaj, në konferencën për media pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se presidenti nuk ka vepruar asgjë kundër Kushtetutës, pasi që i pari i vendit ka të drejtë ligjore madje edhe duhet të vizitojë çdo pjesë të vendit.
Sipas tij, presidenti duhet të shkojë prapë në Ujman.
“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komuniteteve. Edhe presidenti është i gjithë qytetarëve të Kosovës, pra ka shkuar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës. Pra është Kosovë edhe veriu edhe jugu… Vizita është normal që ka ndodhur dhe duhet të ndodhin vizita të tilla, është e arsyeshme që ka ndodhur, nuk shoh diçka që është në kundërshtim me ligjet, kushtetutën. Çdo gjë është në përputhje me obligimet kushtetuese të presidentit”, ka thënë Haradinaj.
Analistë politik dhe ekspert të sigurisë, deklaratat e Rakiq i vlerësojnë si kërcënuese dhe si shpërfaqje të realitetit, pasi që pala serbe vazhdon të insistojë se Ujmani është i Serbisë. Madje sipas tyre, shkuarja e përfaqësuesve shtetëror në veri të vendit, paraqet luks për politikanët.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë për KosovaPress se askush nuk mund ta kërcënojë presidentin e Kosovës për vizitat e tij në cilëndo pjesë të vendit.
“Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kryetari i Listës Srpska, partia e të cilit është e regjistruar në Kosovë, nuk duhet t’ia ndalojnë as formalisht e as fizikisht, vizitën në cilindo fshat apo vendbanim të Kosovës. Kushdo që bënë vepër të tillë, bënë vepër fashiste dhe të dënuar me ligj”, ka thënë Tahiri.
Fakti se Goran Rakiq me partinë e tij, është pjesë e koalicionit qeverisës, Tahiri thotë se e bllokon Qeverinë për të vepruar pasi që do nënkuptonte rënien e saj. Sipas tij, është Kuvendi i Kosovës që merr përgjegjësinë në këtë rast.
“Qeveria i ka mekanizmat e veprimit. Kemi pasur edhe rastin e Jabllanoviq dhe qeveria është qeveri e pakicës momentalisht, sepse Lista Srpska herë merr pjesë e herë jo, ata janë ministra apo grup parlamentar në dorëheqje. Kuvendi është ai, dhe jo Qeveria ajo që i merr veprimet. Sepse po t’i merr veprimet Qeveria i bie se është rrëzim i vetvetes pasi që formalisht varet prej këtyre votave” ka shtuar ai.
Eksperti i sigurisë, njëherit ish-gjenerali i ushtrisë jugosllave, Ramadan Qehaja duke komentuar një pjesë të reagimit të Rakiqit, ka thënë se urdhërimi i ushtrisë për t’u vënë në gatishmëri ushtarake për shkak se policia e Kosovës ka kontrolluar dje një qendër sportive dhe humanitare në veri të vendit përbën kërcënim klasik ushtarak për Kosovën, por edhe për rajonin.
Sipas tij, qasja e tillë e Serbisë zyrtare, është më tepër se destabilizim.
“Një ngritje të tillë të gatishmërisë luftarake mund ta japin vetëm elita ekzistuese politike serbe, e kamufluar me petkun e integrimit në BE. Këto veprime lënë të kuptohet se Serbia vazhdon të konsideron një pjesë të Kosovës, përkatësisht veriun e saj si pjesë përbërëse të saj dhe vepron ne çdo formë për të demonstruar kontrollin e saj… Për këtë vëmendja e jonë duhet te jetë e përqendruar në ndërmarrjen e masave adekuate të sigurisë për vetëmbrojtje. Nisma e krijimit të ushtrisë së Kosovës në fund të vitit dhe krijimi i kapaciteteve defensive të mbrojtjes janë në këtë frymë”, ka thënë ai.
Të papranueshme reagimet e serbëve i ka quajtur edhe Artan Murati nga KDI. Ai ka thënë për KosovaPress se janë organet e vendit ato që duhet të kryejnë punën e vet në rastet kur ka reagime kërcënuese.
Ai është shprehur optimist se do të ketë reagime politike, porse thotë se nuk pret shumë nga to.
“Është fatkeqësi se qysh këta politikanë e kjo politikë e jona ka lejuar që edhe sa vite pas luftës, veriu i Kosovës të llogaritet si lluks sa herë që një përfaqësues i shtetit të Kosovës shkon në atë pjesë. Kësi soji, konsideroj se deklaratat e Rakiqit janë të pamatura, por e tregojnë një realitet që jemi duke e jetuar në Republikën e Kosovës dhe në njëfarë mënyre vet serbët që jetojnë në atë pjesë e konsiderojnë se Republika e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë me atë pjesë”, ka thënë ai.
Dje kryetari i Listës Serbe dhe njëherit kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se nëse KFOR-i nuk arrin që të mbrojë serbët atëherë shteti serb duhet t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre.
“Nëse KFOR-i nuk dëshiron, atëherë unë si kryetar i Listës Serbe, ftojë shtetin e Serbisë që të mbrojë serbët dhe pronat e tyre. Duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë që të përsëritet. Ne së bashku me popullin do ta mbrojmë lirinë dhe pronën tonë, sepse Gazivoda është e Serbisë”, ka thënë Rakiq.
Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katror nga të cilat 9.2 kilometra katror shtrihen në territorin e Kosovës dhe 2.7 km katrorë në territorin e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, vazhdon të insistojë se Ujmani apo “Gazivoda” siç e quajnë ata, është pjesë e Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale