Ekspertët kanë identifikuar tri ngjyra flokësh që do të jenë të kërkuara në sallonet e flokëve për verën

Nga biondet si Bella Hadid dhe Sabrina Carpenter, që na kujtojnë se koha e pushimeve po afron, te tonalitetet e pasura të së kuqes - ngjyrat e flokëve të kësaj vere janë bërë për të tërhequr shikimet
Floktarët kryesorë kanë shqyrtuar transformimet më të fundit të zonjave të famshme, andaj më poshtë zbulojmë nuancat që do të jenë të preferuara për verën e vitit 2025.
1. Bionde me ngjyrë mjalti
Bionde mjalti është një bionde e pasur dhe e ngrohtë me tone të shkëlqyera dhe është ideale për ato që duan të eksperimentojnë me ngjyrën bionde të flokëve, por kanë frikë nga nuancat shumë të ndritshme.
2. Kuqërremtë e zbehtë
Ky është një ton prej dheu, bakri që u përshtatet shumë toneve të lëkurës, veçanërisht atyre më të çelëta. Meqenëse ngjyrat e kuqe zbehen shpejt, ne rekomandojmë përdorimin e maskave speciale për të ruajtur intensitetin, transmeton Telegrafi.
3. Brune e akullt (E akullt e errët)
Ndërsa biondet priren drejt toneve më të ngrohta dhe më të gjalla, ngjyrat e errëta të flokëve priren drejt toneve më të ftohta. Ngjyra brune e akullt është ideale për ato që kanë flokë të errët natyralisht dhe duan një nuancë pak më të ftohtë.
/Telegrafi/
















































