Ekspertët: Huamarrja e re është tregues i qartë se arka e shtetit është boshatisur tërësisht!

Ekspertët e ekonomisë thonë se vendimi i fundit Qeverisë së Maqedonisë për të marrë hua në vlerë prej më shumë se 600 milionë eurosh, është tregues i qartë se arka e shtetit është boshatisur tërësisht. Dhe, për të mos i ulur pagat e administratë dhe pensionet në prag të zgjedhjeve, Qeveria vendos të marrë hua, njofton REL.
Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se do të japë euro- obligacione me afat prej 10 vjetësh me vlerë prej 650 milionë eurosh pa bërë të ditur se cila do të jetë norma interesit.
Me huamarrjen e re të paralajmëruar, borxhi publik do të kalojë 5 miliardë euro dhe do të jetë 54 për qind e PBV-së.
Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata ekonomike në Maqedoni hyn në një fazë të errët ekonomike, meqë askush më nuk dëshiron t’i japë borxh Maqedonisë duke tërhequr dhe mjetet e fondeve IPA të Bashkimit Evropian tani pushteti aktual detyrohet të marrë borxh edhe me norma shumë të larta të interesit.
Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë kosto të lartë për sjelljet e megalomane të Qeverisë.
“Ky shtet për shkak të politikave joproduktive, jo zhvillimore dhe për shkak të investimeve katastrofale të bëra në infrastrukturë joproduktive, përkatësisht në përmendore dhe objekte, të cilat aspak nuk e ndihmojnë, por e godasin zhvillimin e ekonomisë, përpos që u ka shkaktuar një përfitim të vogël kompanive ndërtimore, ka çuar në paralizimin e çdo veprimtarie në Maqedoni. Kështu ka vënë në pikëpyetje dhe funksionimin e sistemit pensional, atij shëndetësorë tani dhe edhe pagat e administratës”, vlerëson Halili.
Ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Maqedonisë kanë reaguar ashpër dhe partitë politike në opozitë, sipas të cilave, pushteti, për ta shpëtuar veten, është duke fundosur të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë.
Partia Maqedonase në opozitë, Lidhja Social – Demokrate e Maqedonisë ka theksuar se përderisa Marrëveshja politike e Përzhinos konsiderohet se është në fuqi, për marrjen e huas, Qeveria aktuale duhet të konsultohet dhe të marrë pëlqim dhe nga opozita
“Pozita zëvendësministër plotësues i Financave, sipas Ligjit aktual për qeverinë e zgjeruar, akoma është në fuqi. Për faktin se aktualishtnuk ka asnjë emër në atë post, nuk do të thotë se dikush mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Përkatësisht, duhet të gjendet një modalitet si të merret konfirmim nga opozita, nëse pajtohet me huamarrjen e tillë, në të kundërtën del qartazi në pah se këto mjete merren për t’i korruptuar zgjedhjet “, thekson Kire Naumov nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
Edhe partia E Majta, u ka bërë thirrje të gjitha bankave të huaja që të mosblejnë euro-obligacionin, përkatësisht të mundësojnë kredimarrjen.
Por, partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, thotë se vendimi i Qeverisë për të marrë hua në vlerë prej 650 milionë eurosh, është si rrjedhojë e krizës politike, të cilën e ka shkaktuar pikërisht opozita maqedonase.
Për shtatë vitet e fundit përfshi këtu dhe 650 milionë eurot e fundit, të marra kredi, Maqedonia, vetëm përmes euro-obligacioneve ka marrë1.6 miliardë euro borxh, edhe atë pa e llogaritur interesin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri