LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: “Gjykata speciale do ti eliminojë të gjitha obstruksionet ndaj PSP”

Ekspertët: “Gjykata speciale do ti eliminojë të gjitha obstruksionet ndaj PSP”

Pengesat në punën e Prokurorisë speciale publike nxjerrin në sipërfaqe se çfarë sistemi të drejtësisë ka në Maqedoni, thonë ekspertët për çështje juridike. Ish-prokurori Aleksandar Nakov për TV21 ka theksuar se Katica Janeva edhe përkundër obstruksioneve, po vazhdon misionin e saj për sundimin e së drejtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personalisht konsideroj se sa obstruksionet forcohen, aq forcohet edhe Prokuroria Publike Speciale, gjegjësisht veprimtaria e speciales që të hap lëndë të reja. Për fund të suksesshëm bindja ime personale është se patjetër duhet të formohet gjykatë speciale apo klasa special në suaza të gjyqësisë ekzistuese’’, është shprehur Nakov, duke e nënvizuar nevojën për zbatimin e reformave në gjyqësi, me rizgjedhje të gjykatësve.

Eksperti për çështje juridike, Bekim Kadriu ka thënë se institucionet e gjyqësisë në mënyrë të tërthortë bëjnë obstruksione ndaj PSP.


‘’Obstruksionet vërehen pikërisht te qasja e përzgjedhur që organet e jurisprudencës e kanë ndaj Prokurorisë Speciale dhe kjo është dëshmuar me të dhëna statistikore. Për shembull për një vepër penale gjithmonë Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e paraburgimit. Në rast se këtë gjë për të njëjtën vepër penale e kërkon Prokuroria Speciale paraburgim nuk shqiptohet!”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, gjykatësit gjatë shqyrtimit të kërkesave të PSP duhet të vendosin në bazë të parimeve të drejtësisë.

Ekspertët për të rritur efikasitetin e shpejtësisë së punës së PSP theksojnë nevojën e miratimit të kërkesave të saj, siç janë ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, shtyrja e afateve hetimore për PSP dhe rekomandime të tjera që dalin nga Komisioni i Venecias.

Sipas tyre, duhet të shqyrtohet si alternativë formimi i një dhome të veçantë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, e cila do të merret me rastet e PSP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori