Baktash Noori ka qëndruar në një rrugë në Mançester, teksa prezantohej si mysliman dhe kërkonte ta përqafonin, vetëm pak ditë pas eksplodimit që e bëri një ekstremist në koncertin e Ariana Grandes.

Për një kohë, askush nuk i është afruar të riut me sy mbyllur dhe krahë të hapura, derisa një burrë e ka lexuar mirë shenjën dhe i është afruar, transmeton Telegrafi.


“Jam mysliman dhe të besoj. A jeni ju aq të sigurt të më besoni, së paku për një përqafim”, shkruan në tabelën e tij.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të moshave të ndryshme, të afrohen dhe ta përqafojnë, derisa nuk mungonin as lëvdatat për të.

“Realizimi i këtij eksperimenti social ishte eksperiencë e mrekullueshme, secili përqafim që mora më dha shpresë dhe ngrohtësi të veçantë”, ka shkruar Noori lidhur me rastin që përjetoi. /Telegrafi/