LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19, Agim Ademi konfirmon lajmin dhe thotë se janë në pritje të vendimin nga UEFA

Ekskluzive: Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19, Agim Ademi konfirmon lajmin dhe thotë se janë në pritje të vendimin nga UEFA

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të bërë pas ndeshjes. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.


Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
Lexo po ashtu Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ion Nicolaescu për moldavët, ndërsa për Kosovën shënoi Benjamin Kololli.

Megjithatë, Telegrafi ka mësuar se shënuesi i Moldavisë, Nicolaescu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes.

Festa e Nicolaescut pas golit

Lajmi është konfirmuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka zbuluar se janë në kontakt me UEFA-n dhe janë në pritje të vendimit për epilogun e takimit.

“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Ademi për Telegrafin.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA”.

“Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje”.

“Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori