I pyetur se a është njollosur imazhi i hoxhallarëve pas arrestimeve të fundit, hoxha në fjalë ka thënë që ka përshtypjen se më shumë është njollos imazhi i drejtësisë dhe i shtetit se sa imazhi i hoxhallarëve të cilët sipas tij, plotësisht janë të pafajshëm.

Megjithatë, Ekrem Avdiu ka thënë se gëzimi i tij dhe familjes së tij nuk është i plotë përderisa të lirohen edhe hoxhallarët tjerë.