Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Unioni i Odave Ekonomike te Maqedonisë e mbështetur nga Ambasada Holandeze ne Maqedoni kanë organizuar një takim informues me disa nga gratë ndërmarrëse të suksesshme dhe profesioniste të fushave të ndryshme për të prezantuar programin regjional të mentorimit për gratë ndërmarrëse dhe profesioniste në Kosove si dhe do të vazhdoj në Maqedoni e Shqipëri .
Agim Shahini, kryetari i AKB-së e vlerëson fuqizimin e gruas si aset i pashfrytëzuar i ekonomisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Sot gruaja është e pranishme në ekonomi, politikë, arsim, IT kulture, sport dhe shumë fusha te tjera si storie suksesi dhe kjo është e pranishme aty ku janë pronare apo menaxhere ku kane përgjegjësi të plotë menaxheriale ku autoriteti i tyre ekzekutiv përfshin sukses në botën e Biznesit. Edhe Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të marrin praktikat e vendeve të zhvilluara siç është Holanda për sukseset e grave ndërmarrëse dhe profesioniste si model i mirë i zhvillimit ekonomik e për te cilën Ballkani ne te kaluarën nuk e ka shfrytëzuar këtë përparësi nga femrat e suksesshme”, tha Shahini.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-se prezantoi objektivat e këtij programi Regjional që është krijimi i programit unik të mentorimit si çelës për suksesin personal dhe profesional të grave ndërmarrëse dhe profesioniste nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria si dhe krijimi i Programit binjakezues të mentorimit me atë te Holandës.
Aleksandar Zarkov, Drejtor ekzekutiv i Unionit të Odave Ekonomike te Maqedonisë tha se ndërlidhja në mes qytetarëve dhe gruas ne biznes janë tregues më të mirë se si duhet ne ti inkorporojmë suksesin e gruas ndërmarrëse si shembull pozitiv ne ekonomi dhe në fusha tjera. Gratë ndërmarrëse do të kenë një rol te fuqishëm në Ballkan si në Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria siç janë në vendet e bashkimit Evropian
Emina Shkrijelj, zyrtare regjionale për ekonomi dhe tregti nga Ambasada Holandeze në Maqedoni tha se kam kënaqësinë si zyrtare e ambasadës ti mbështesim gratë ndërmarrëse dhe profesioniste me këtë program unik te Mentorimit.
Slavica Nikolovska, Kryetare e Rrjetit të Mentorimit Maqedonas prezantoi programin, kriteret, profilin e kërkuar të pjesëmarrësve për mentorët që do të përfitojnë nga ky program.
Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria do të ju ofrohem mundësi të rrjetëzimit për shkëmbim të ideve dhe praktikave më të mira si dhe krijimi i mundësive të reja për qasje dhe bashkëpunim me kompanitë holandeze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Turqit, ofensivë shkarkimesh në distribucion

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë