Presidenti Donald Trump e nënshkroi dekretin për dogana ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Reagimet ndaj këtij hapi të Trumpit janë kritike në të gjithë botën edhe në Gjermani.
Të enjten e kaluar, Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi dekretin për doganat ndëshkuese ndaj çelikut dhe aluminit. Rregullorja e re hyn në fuqi brenda 15 ditësh. Në të gjithë botën reagimet kanë qenë negative. Ekonomia gjermane po ashtu ka reaguar me kritika ndaj këtij vendimi, duke kërkuar njëkohësisht vetëpërmbajtje. Kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Martin Wansleben deklaroi në Berlin, se SHBA me këtë hap dëmtojnë jo vetëm ekonominë botërore, por edhe veten.
BE duhet të ngrejë padi në Organizatën Botërore të Tregtisë, kërkoi Wansleben. Në të njëjtën kohë, duhet që në bashkëpunim europian në bazë të rregullave të OBT të jepet ‘një sinjal europian për tregtinë e lirë’. Një shkallëzim i doganave evropiane ‘duhet penguar në çdo rast’, ka thënë kreu i DIHK.
Doganat amerikane do të preknin ndjeshëm ekonominë gjermane. Presidenti i Punëdhënësve gjermane, Ingo Kramer për gazetën gjermane ‘Rhein Neckar Zeitung’ ka thënë se në “kohët e konkurrencës së globalizuar dhe digjitalizuar”, izolimi është “një rrugë absolutisht e gabuar”. Ndërsa eurodeputeti për politikën e Jashtme në BE, David McAllister bëri fjalë për një “sprovë” të marrëdhënieve transatlantike. Kundrejt grupit mediatik ‘Funkegruppe’ ai megjithatë kërkoi reagim të mençur.
“Ne duhet të veprojmë tani me kujdes dhe të bëjmë gjithçka për të mënjanuar edhe shkallëzimin e grindjes tregtare e aq më shumë një luftë tregtare. Marrëdhëniet tona do ta tejkalojnë këtë irritim”, u shpreh McAllister.
Trump i sheh vendet europiane si partnerë jo të drejtë. Ai dha shenja se do të jetë i hapur, nëse BE është e gatshme për të negociuar. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi reagoi i shokuar.
“Nëse dikush ngre dogana kundër aleatëve, atëherë shtrohet pyetja, kush është armiku?”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania