LAJMI I FUNDIT:

“Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër sfidave të krizës politike”

“Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër sfidave të krizës politike”

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore vlerësojnë se ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër gjithë sfidave të krizës politike. Në vizitat e pranverës në Washington, ku merr pjesë edhe delegacioni nga Maqedonia i udhëhequr nga ministri i financave, Kiril Minoski, është theksuar se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënojë rritje prej rreth 3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, vlerësimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë, janë për shkak të bazave të vendosura në ekonpmi.

Në takimet që delegacioni nga Maqedonia kishte me përfaqësues të lartë të FMN-së është vlerësuar se projektet infrastrukturore janë pozitive për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.


Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Përtëritje dhe Zhvillim, mbështesin projekte në Maqedoni me vlerë prej miliarda eurove, nga të cilat pjesa më e madhe në infrastrukturë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori