LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Kosovës në boks sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi

Ekipi i Kosovës në boks sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi

As për herën e dytë, ekipi i boksit të Kosovës, nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër (e diel) nis në Beograd të Serbisë.

Pas konsultimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’.

Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin, përcjell faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.


Skandal nga shteti serb, nuk i lejon boksierët e Kosovës të futen në territorin e tyre
Lexo po ashtu Skandal nga shteti serb, nuk i lejon boksierët e Kosovës të futen në territorin e tyre

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Ndërkombëtare
Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Premier League
Kalo në kategori