LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Trump lanson “në heshtje” platformën e re të mediave sociale

Ekipi i Trump lanson “në heshtje” platformën e re të mediave sociale

Ekipi i ish-presidentit Donald Trump “ka lansuar me qetësi” të enjten një platformë të re të mediave sociale, duke e konsideruar atë si “një alternativë ndaj faqeve të Big Tech”.

Por, siç shkruan Politico, përcjell Telegrafi, debutimi menjëherë u gjend në konfuzion nëse ishte oferta e ish-presidentit e premtuar prej kohësh për t’u ofruar ndjekësve “strehën e tyre të mediave sociale” ose thjesht përpjekje tjetër për të ndërtuar një MAGA-alternativë ndaj platformave kryesore.

Faqja, e quajtur GETTR, reklamoi deklaratën e saj të misionit si “luftimi i kulturës së anulimit, promovimi i arsyes së shëndoshë, mbrojtja e fjalës së lirë, sfidimi i monopoleve të mediave sociale dhe krijimi i një tregu të vërtetë të ideve”.


Po sipas Politico, aplikacioni aktualisht është në formë beta dhe do të lansohet zyrtarisht më 4 korrik në orën 10:00.

Ndërkohë vë në pah mediumi në fjalë, ish-zëdhënësi i Trump, Jason Miller, po udhëheq platformën, gjë që konfirmoi ai përmes tekstit.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, edhe ish-zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh është i përfshirë si këshilltar në aplikacion.

Sidoqoftë, përfshirja e Trump në projekt është e paqartë, nëse është apo jo i përfshirë apo edhe nëse do të krijojë një llogari në GETTR dhe do ta përdorë atë.

“… Ekziston një llogari e rezervuar për të dhe që e pret, por ky është një vendim që ai do ta marrë”, ka thënë një person i përfshirë me aplikacionin.

Ndryshe, ish-presidenti ka kërkuar mënyra alternative për t’u angazhuar me bazën e tij në internet pasi ishte larguar nga Twitter dhe ishte pezulluar nga Facebook.

Dhe përpjekja e tij e mëparshme për t’u angazhuar në internet – përmes fillimit të një blogu profesional – përfundoi shpejt mes talljeve të përhapura. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Honor i Kinës njofton një investim prej 10 miliardë dollarësh në pajisjet e AI

Honor i Kinës njofton një investim prej 10 miliardë dollarësh në pajisjet e AI

Teknologji
Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Kalo në kategori