Me gjithë kërkesat e miqve aleatë për suspendim të taksës, Qeveria e Kosovës është e vendosur të mbajë në fuqi taksën 100% te vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se taksa duhet të mbetët në fuqi derisa këto dy shtete të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, dhe sipas tij, miqtë e Republikës së Kosovës duhet ta dinë këtë.
Disa ekspertë, të deleguar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, do të jenë të enjten në Bosnje Hercegovinë, ku do të marrin pjesë në një takim të thirrur nga Bosnja, ku kjo e fundit ka kërkuar konsultime me zyrtarët e MTI-së.
Takimi do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe MTI do të theksojë edhe njëherë arsyet e vendosjes së taksës ndaj këtij shteti dhe Serbisë.
Ditë më parë, ministri për Ekonomi dhe Tregti të Jashtme të Bosnje Hercegovinës, Mirko Sharoviq ka diskutuar mundësinë që Kosova të pezullojë taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga ky vend.
Në një bisedë me KosovaPress, ministri Endrit Shala ka përsëritur që taksa do të mbetët në fuqi, derisa nuk eliminohen të gjitha arsyet për vendosjen e saj.
“Delegacioni i MTI-së këtë qëndrim do ta paraqet edhe në Bosnje Hercegovinë ashtu si e parasheh marrëveshja e CEFTA-s. Ju e dini që kjo masë është e paraparë edhe me marrëveshje te CEFTA-s në rastet kur një shteti të caktuar i rrezikohet siguria nacionale e kombëtare, dhe njëra nga arsye pse e kemi marrë një vendim të tillë ka qenë e bazuar edhe në vet marrëveshjen e CEFTA-s, rrezikimi i sigurisë nacionale, këto dy shtete çdo ditë e kanë rrezikuar, dhe vazhdojnë ta rrezikojnë sigurinë nacionale të shtetit tonë. Këto dy shtete me çdo veprim të tyre tentojnë ta zhbëjnë edhe vet qenien e Republikës së Kosovës, dhe përderisa këto dy shtete kanë një qëndrim të tillë në raport me Republikën e Kosovës, atëherë institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta mbajnë në fuqi një masë të tillë, do të duhej ta mbajnë në fuqi një masë të tillë”, thotë ai.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit që shkoi, në Kosovë kishte dështuar takimi i Komitetit të CEFTA-s, pasi përfaqësuesi nga Serbia i është referuar Kosovës si “institucione të përkohshme dhe UNMIK”.
Shala thotë që as takimi i nesër, dhe asnjë tjetër, nuk do të mbahen nëse dikush nga pjesëmarrësit i referohet Kosovës me emër jo-kushtetues.
“Edhe në takimin nesër, nëse çdo kush i pranishëm në atë takim, në këtë rast nesër janë përfaqësuesit e CEFTA-s dhe të Republikës së Bosnjës, dhe të Kosovës, i referohet Kosovës me një emër tjetër që është jo kushtetues, delegacioni e di këtë çështje, e ka autorizimin tim që nuk e ka të lejuar të jetë i pranishëm, të vazhdojë praninë e tij në asnjë takim ku Kosova nuk trajtohet ashtu siç është, si shtet, kjo është pikë, ne kemi Kushtetutë, kushdo që bënë tjetër veprim e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Ndërkohë, Mirko Sharoviq kishte deklaruar edhe për mundësinë që të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.
I pyetur për këtë, Shala thotë se Bosnja duhet të fillojë të krijojë raporte të mira me Kosovën, dhe ta trajtojë shtet.
“Kush është Bosnja të kërkojë atë punë? Bosnja duhet të fillojë të mendojë që me Kosovën të krijojë raporte të mira, ashtu siç jemi të interesuar ne si shtet, me secilin fqinj tonin të krijojmë raporte të mira, tregtare, politike, shoqërore, të gjitha raportet të jenë në nivelin e duhur. Por edhe Bosnja edhe Serbia duhet të fillojnë të trajtojnë Kosovën siç është, shtet”, thotë Shala.
Kujtojmë se më 6 nëntor të 2018, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinë, me 10% të masës. Më 21 nëntor 2018, Qeveria vendosi për masën 100% ndaj produkteve të këtyre dy shteteve. E më vonë u mor vendim që taksa 100% të vendoset edhe për produktet ndërkombëtare por që vijnë nga Serbia. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame