Shumë skuadra duket se po shkojnë drejt ndryshimeve jashtë sezonit, por FaZe nuk është një prej tyre, sipas Russel “Twistzz” Van Dulken .
Pak para lansimit të versionit të ri të lojës Counter-Strike 2, skuadrat kanë filluar të mendojnë për formacionet e tyre të reja.
Shumë skuadra kanë treguar synimet për lojtarët që ato janë duke u munduar të nënshkruajnë me ta.
Në një intervistë për HLTV, Twistzz u pyet se a do të ketë ndryshime tek FaZe, pas rezultateve jo aq të mira së fundmi dhe pak para lansimit të CS2.
Twistzz tha se nuk do të këtë ndryshime tek FaZe, dhe se lojtarët përshtaten mirë me njëri tjetrin.
“Nuk ka ndryshime. Të gjithëve u pëlqen të luajnë me njëri-tjetrin dhe ne kemi kimi të shkëlqyer në ekip”.
Ndërkaq, nuk ka pasur ndonjë deklaratë as nga organizata e FaZe, për ndryshime në formacion. /Telegrafi/