LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Astralis është ftuar të marrë pjesë në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo

Ekipi Astralis është ftuar të marrë pjesë në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo

Skuadra daneze iu është bashkuar ekipeve si Fnatic, ENCE dhe MOUZ në turneun Elisa Masters Espoo, i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.

Turneu Elisa Masters Espoo, do të zhvillohet nga data 16 deri më 20 nëntor, dhe do të shpërndaj çmime në vlerë rreth 200.000 dollarë.

Skuadrat e konfirmuara në turne deri më tani janë: Fnatic, ENCE, MOUZ, Astralis, HEET dhe BIG.


Elisa Esports ende duhet të zbulojë se cilët janë tre skuadrat e fundit të ftuara, së bashku me tre skuadra të tjera që do të kualifikohen përmes ngjarjeve të tjera të Elisa Esports.

Përveç grupit të çmimeve prej 200,000 dollarësh, fituesi i Elisa Masters Espoo do të kualifikohet gjithashtu për fazën play-in të turneut IEM Katowice 2023.

Astralis së fundmi kanë pasur ndryshime në formacionin e tyre, pasi zëvendësuan k0nfig pasi ky i fundit pati një përleshje në Malta dhe theu këmbën.

K0nfig u zëvendësua nga lojtari i akademisë së ekipit MistR, dhe gjithashtu trajneri i ekipit trace, është vënë në stol për t’u zëvendësuar nga trajneri i akademisë së ekipit, casle.

Astralis nuk kanë asnjë ngjarje të planifikuar për javët e ardhshme, pasi nuk arritën kualifikimin për në IEM Rio Major, dhe mund të fokusohen vetëm në përgatitjen e tyre për Elisa Masters Espoo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori