Manchester United ka fituar 20 tituj kampionalë, më shumë se secili klub tjetër, 12 Fa Cup, pesër League Cup, dhe një rekord tjetër prej 21 Superkupash. Klubi ka fituar tri trofe të Ligës së kampionëve, një të Ligës së Evropvs, një Kupë të fituesve të kupave të UEFA-s, një UEFA Superkupë, një International Cup dhe një Kupë të Botës për klube. Në sezonin 1998-1999, klubi u bë ekipi i parë në histroi të futbollit anglez që arriti tripletën e titujve – Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.
Më 1958 u shënua një tragjedi e madhe për klubin. Në Munich ndodhi katastrofa ajrore e cila kaloi me humbjen e jetës së tetë lojtarëve.
Më 1968 nën menaxhmentin e Matt Busby, Manchester Untied u bë ekipi i parë që fitoi një trofe që sot është Liga e Kampionëve.
Sir Alex Ferguson është menaxheri më i suksesshëm në histori të klubit me 38 trofe, përfshirë 13 trofe të Ligës Premier, 5 FA Cup, 2 Liga të Kampionëve. Aktualisht trajner është Louis Van Gaal i cili e zëvëndësoi pasuesin e parë të Fergusonit, David Moyes.
Manchester United ishte klubi i dytë më fitimprurës në botën e futbollit në vitin 2013/2014, me përfitime prej 518 milionë euro, teksa është klubi i tretë më i vlefshëm në botë për vitin 2015, me vlerë prej 1.98 miliardë dollarë.
Eshtë një prej klubeve më të dashura në mbarë botën. Klubi u ble nga Malcolm Glazer në maj të vitit 2005 në një marrëveshje që peshonte plot 800 milionë funte.
Klubi ka rivalitete të mëdha me shume klube, por ato që veçohen janë rivaliteti me Liverpoolin dhe Manchester Cityn.
Liga e Dytë (2): 1935–36, 1974–75 FA Cup (12): 1908–09, 1947–48, 1962–63, 1976–77, 1982–83, 1984–85, 1989–90, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2015-16. League Cup (4): 1991–92, 2005–06, 2008–09, 2009–10