Einxhel thotë se nuk është e penduar për atë që ndodhi me DJ Dagz
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë çifti më i ri i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndonëse dëshironin të krijonin një raport të tillë jashtë shtëpisë, kjo gjë ishte e pamundur pasi qëndrojnë thuajse çdo moment bashkë.
Gjatë kësaj jave, dyshja kanë qenë shumë të afërt e kanë shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Në një bisedë të bërë ditën e sotme, DJ nga Kosova ka pyetur moderatoren nëse është bërë pishman për atë që ka ndodhur.
“A je pishman për çfarë ka ndodhur”, tha Dagz.
Prezantuesja nga Shqipëria fillimisht hezitoi të përgjigjej e që më pas theksoi se 'jo'.
Sido që të jetë, do shohim në vazhdim se si do të rrjedhë marrëdhënia e dyshes së famshme.
Ata janë çifti i tretë i krijuar brenda shtëpisë pas Donaldit dhe Beatrix, DJ PM e Sarës. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.







































