Finalja e spektaklit Big Brother VIP që po mbahet sonte ka sjell emocione dhe momente të veçanta.

E eliminuara e dytë e kësaj nate është prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira.


Moderatorja hyri në shtëpinë e famshme disa javë pas nisjes së BB VIP, por ka humbur rastin për t’u shpallur fituese duke dalur e treta në garën për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

einxhel shkira 274313380 147724967673750 4660630138300144421 n Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Para Einxhel, ishte modelja e njohur Beniada Nishani (Jakic) që u largua nga BB VIP duke mbyllur aventurën pas 136 ditësh brenda shtëpisë së famshme.

einxhel shkira 274306612 1161279764679806 2449453940723595617 n 1 Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Ndërsa tashmë çmimi kryesor do të vendoset mes dy finalistëve të fundit aktorit Donald Veshaj dhe balerinit Ilir Shaqiri.

Përveç çmimit kryesor edhe tre finalistët e tjerë do të marrin nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/