Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e Big Brother VIP që përfundojë mbrëmë me një spektakël madhështor ku fitues u shpall balerini, Iliri Shaqiri.

Ndërsa, sot (e shtunë) prezantuesja e njohur ka bërë postimet e parë në llogarinë e saj në Instagram pasi për javë të tëra ishte larg medieve sociale.


Einxhel postoi disa foto ku shihet në shtrat dhe përkrah saj shihet i dashuri i saj dhe ish-banori, DJ Dagz.

274075836 997607004185273 6670387363361597132 n e1645274144848 Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Çifti që filluan lidhjen gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme, natën e parë pas përfundimit të spektaklit e kanë kaluar së bashku.

Në njërën nga imazhet, Shkira shihet dorë për dore me të teksa shkruan: Është zakon dhe më pëlqen.

273767935 960657308176695 8940301480598949480 n e1645274164343 Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Ndërsa, në disa fotografi ajo shihet me kokën mbështetur në kraharorin e tij dhe një ‘selfie’ të saj.

“Përshëndetje botë, qëllojani kush është rikthyer”, ka shkruar Einxhel në mbishkrim.

272878955 307334621386192 5104963033977620586 n  1 Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Kujtojmë që si finaliste, moderatorja fitoi një shumë prej 10 mijë eurosh, teksa gjithashtu pritet të filloi një emision në Top Channel. /Telegrafi/