Eintracht Frankfurti turpëron Bayern Munichun, i mposht thellë Bavarezët

Eintracht Frankfurt e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Bayern Munichun në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Bundesliga.
Bavarezët janë turpëruar në udhëtimin e tyre në Frankfurt duke u mposhtur me rezultat të thellë dhe duke mbetur mbrapa pozitës së parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shanse nga të dyja skuadrat, me vendasit që shënuan dy gola dhe mysafirët një, ndërsa Jerome Boateng (9') u ndëshku me të kuq.
Vendasit shënuan dy gola të shpejt me anë të Filip Kostic (25') për 1-0 dhe Djibril Soë (33') për 2-0, ndërsa Robert Lewandowski (37') ngushtoi rezultatin në 2-1.
Në pjesën e dytë, ishin vendasit që dominuan ndeshje duke shënuar edhe tri gola tjerë dhe duke siguruar një fitore të thellë ndaj një skuadre të fortë.
David Abraham (49') shënoi për epërsinë 3-1, Martin Hinteregger (61') për 4-1, ndërsa Goncalo Paciencia (85') vulosi fitoren 5-1.
Pas kësaj fitore, Eintrachti ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Bayerni një pozitë më lartë me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Frankfurti udhëton te Freiburgu, ndërsa Bavarezët e presin rivalin e madh, Borussia Dortmundin. /Telegrafi/





















































