Presidenca e Shqipërisë njofton se ka dekretuar Eglantina Gjermeni si ambasadore e re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ish-deputetja e Partisë Socialiste ishte propozuar në këtë post nga kryeministri Edi Rama dhe dekreti ka ardhur pas marrjes së pëlqimit nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.


“Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet në dekret.

Gjermeni ka mbajtur postin e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Qeverinë Rama në vitin 2013. /Telegrafi/

WhatsApp Image 2022 02 21 at 11.15.28 AM 1