Egjipti shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.
Abdul Fattah al-Sisi më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin, përcjell BBC.
I ashtuquajturi Shtet Islamik ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri.
Seria e sulmeve në Egjipt kishte për shënjestër pakicën e krishterë në vend. /KP/
Nga
Telegrafi
09/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































