Një familje në Havai është detyruar të evakuohet nga shtëpia e tyre për shkak të shpërthimit të vullkanit Kilauea, ku si pasojë bëri që toka të çahet nën shtëpinë e tyre.

Noah Friend dhe e fejuara e tij Shantel Pacarro dhe dy fëmijët e tyre Naiah dhe Nainoa, kanë vizituar shtëpinë e tyre e cila në çdo moment pritet të shembet pasi toka nën të është çarë si pasojë e presionit të madh të vullkanit, transmeton Telegrafi.


Ata mbetën të habitur kur panë çarjet e mëdha të tokës, që qojnë drejt llavës që është duke u derdhur nëpër zonat e banuara.

Çarjet e vogla ishin shfaqur në oborrin e shtëpisë derisa familja katër anëtarëshe ishte ende brenda, dhe pasi i telefonuan ekipeve emergjente u evakuuan.

E fejuara e Noah kishte jetuar në këtë shtëpi që nga vitit 1991, që e kishte trashëguar nga babai i saj 13 vite më parë dhe krijoi në të familjen.

Shpërthimi i vullkanit për pos që ua ka rrezikuar jetën qytetarëve të Havait, gjithashtu ka vështirësuar trafikun ajror për shkak të reve të hirit dhe tymit që janë ngritur në mbi 9 mijë metra lartësi. /Telegrafi/

4 82

5 72

6 61

7 54

8 43

9 38

10 32

11 31

12 28

13 22

14 17

15 17

16 14

17 11

18 10

19 8

20 6

21 3

22 2

23 3

24 2

25 2

26 2