LAJMI I FUNDIT:

EDUKIMI PËRMES GURIT

EDUKIMI PËRMES GURIT

Poezi nga: Joao Cabral de Melo
Përktheu: Anton Papleka

Një edukim përmes gurit: mësimet e tij.
Për të mësuar, duhet të rrish shpesh me gurin,
Të kapësh zërin e tij pa emfazë, pavetor,
(kursin e tij, ai e fillon me diksionin).
Mësim morali: qëndresa e tij gjakftohtë
Ndaj çdo rrjedhjeje, ndaj çdo squlljeje;
Mësime poetike: mishi i tij i ashpër, konkret;
Mësim ekonomie: përpjekja e tij për dendësi.
Mësimet e gurit (nga jashtësia në brendësi,
abetare memece për atë që do ta germëzojë).
Një edukim tjetër përmes gurit, në Sertao.
(Nga brendësia në jashtësi, një edukim paradidaktik).
Në Sertao, guri nuk di të japë mësim,
po të jepte mësim, nuk do të mësoje gjë prej tij.
Atje guri nuk mësohet, meqenëse guri,
Një gur trashëgimtar, është rrënjosur në shpirt.