“Unë e kam një lëndim, dhe ende po më përcjell. Pesë minuta apo gjashtë, sado që më jepen unë do ta jap kontributin tim”, ka thënë Azemi për KohaVisionin, me të përfunduar ndeshja ndaj Pejës, të cilën Prishtina e fitoi me rezultat 90-72.

Megjithatë ai ka thënë se është i përgatitur fizikisht për të luajtur më shumë.
“Jam më i përgatitur fizikisht se të gjithë shokët e skuadrës, por natyrisht e respektoj vendimin e trajnerit”, ka shtuar 35-vjeçari, teksa ka thënë se është e kuptueshme se nuk i pëlqen të rrijë në bankën rezervë.


Në ndeshjen kundër Pejës, Edmondi është futur në lojë në çerekun e katërt, ndërsa kur është inkuadruar ka marrë ovacionin e sallës, kur emri i tij është thirrur nga Plisat. 

telegrafi sport app