Në Bruksel u zhvillua takimi bilateral për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri në këtë takim u angazhua që marrëveshja për drejtësi të fillojë zbatimin sa më shpejtë si dhe njoftoi Bashkimin Evropian se Kosova ka bërë gjitha përgatitjet që të shtrihet sistemi unitar i drejtësisë edhe në veri të vendit, ku sipas marrëveshjes do të ketë një gjykatë themelore kompetente për shtatë komunat, siç përcakton Ligji për Gjykatat, si dhe një Zyre Prokurorie dhe po ashtu konfirmoi se edhe aspekte tjera të marrëveshjes janë përgatitur për zbatim.
“Po ashtu, çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit, deri në përfundimin e këtij procesi Kosova mbetet e përkushtuar t’i rrumbullakësojë në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian vlerësuan progresin e arritur nga ana e Kosovës në zbatim të marrëveshjes për drejtësi duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht që, ky proces të realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në komunkaitë, transmeton Telegrafi.
Ministrja Tahiri me këtë rast vlerësoi se marrëveshja për drejtësi ka rëndësi të madhe për Kosovën, sepse ajo mundëson shtirjen e sovraniteti shtetëror në fushën e drejtësisë edhe në veri të vendit, që ka munguar një kohë të gjatë dhe se do të ndihmojë qytetarët atje për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësi dhe po ashtu vlerësoi punën e grupit punues për drejtësi, i cili tashmë një kohë është duke punuar me përkushtim për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti. Po ashtu, do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit. Pasnesër, më 20 tetor, në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.
Ministrja Tahiri siguron se pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dal nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës, “sepse Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja