FFK zyrtarizon datat e nisjes së edicionit të ri në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dhënë njoftimin për nisjen e sezonit të ri 2019/20 në Superligën e Kosovës në Futboll.
Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020.
Sipas tyre tashmë është përpiluar edhe orari i garave për edicionin e ri.
Kësisoj, kampionati i ri në Superligën e Kosovës do të nis më 17 gusht.

Ndërkohë, klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator.
Ndryshe, Feronikeli ishte kampion dhe fitues i Kupës së sezonin e fundit 2018/19. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































