LAJMI I FUNDIT:

Edicion special i Model X, me modifikimet e para të krijuara nga Tesla (Foto)

Edicion special i Model X, me modifikimet e para të krijuara nga Tesla (Foto)

Ky SUV do të duket edhe më i egër, me ndryshimet e bëra nga kompania Tesla

Model X duket shumë futuristik, por aspak i egër në krahasim me fuqinë që e ka, transmeton Telegrafi.

Kjo do të ndryshojë nëpërmjet T Sportline, që është do t’ia zgjerojë grupin, duke e bërë më muskulor dhe më agresiv.


Pako e quajtur T Largo, që aplikohet për herë të parë në një Tesla, do të mundësojë që makina të jetë për pesë centimetra më e gjerë në të gjitha atë.

Vetura me trup prej fibrave të karbonit, do të udhëtojë në rrotat Pirelli Scorpion Zero që kanë 22-inch.

Ndryshimet tjera të dukshme, përfshijnë platformën e përparme, pjesën mbrojtëse, përfundimet anësore, si dhe pjesën e pasme, të gjitha këto të punuara nga fibrat e karbonit që janë trajtuar në autoklavë.

Si pjesë e modifikimeve, do të kenë ndryshime edhe në fuqi, por këto nuk bëhen ende të ditura.

Në anën tjetër, Model X i tanishëm shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.9-sekonda.

I dizajnuar për “klient entuziast që duan të dallojnë prej turmës” ky edicion special vjen në vetëm 20 njësi.

Nuk bëhet i ditur sa do të kushtojë aplikimi i T Largo, ndërsa kjo Tesla e pandryshuar mund të blihet në treg për 120 mijë euro. /Telegrafi/