LAJMI I FUNDIT:

“Edi Rama i padëshiruar në Selanik”, nacionalistët grekë paralajmërojnë protesta

“Edi Rama i padëshiruar në Selanik”, nacionalistët grekë paralajmërojnë protesta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu rikthye më 26 tetor takimeve me diasporën, duke u ndalur në Nju Jork, ndërsa turi do të vijojë të dielën në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik.

Por shefi i qeverisë shqiptare duket se nuk do të ketë në kryeqendrën e veriut grek të njëjtën pritje që pati në Athinë më 12 Maj. Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një protestë ditën e diel në Selanik, raporton A2 CNN.

Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në website-n e tyre zyrtar.


Në këtë njoftim takimi i Ramës me bashkatdhetarët konsiderohet si shpallje sfide nga Balli Kombëtar, që rendit në listën e arsyeve për të protestuar edhe burgosjen e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 Majit.

“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë. Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ballit Kombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Lajme
Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

Lugina
PDK refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes, kritika të shumta për Osmanin

PDK refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes, kritika të shumta për Osmanin

Lajme
Osmani: Vizionet e binomit Rugova-Jashari kanë ndërtuar shtetin e Kosovës

Osmani: Vizionet e binomit Rugova-Jashari kanë ndërtuar shtetin e Kosovës

Lajme
Osmani kritikon keqpërdorimin e aleatëve për interesat politike: Vënia në rrezik e tyre cenon mbrojtjen e Republikës

Osmani kritikon keqpërdorimin e aleatëve për interesat politike: Vënia në rrezik e tyre cenon mbrojtjen e Republikës

Lajme
Djali rrah nënën e tij në Pejë

Djali rrah nënën e tij në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori