Edi Rama mbështetë Linda Halimin për gjysmëfinalen e sontme (Foto/Video)

Sonte do të mbahet nata e parë gjysmë-finale e festivalit të këngës së Europës ‘Eurovizion’.
Këngëtarja Linda Halimi e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në festival i cili po mbahet në Ukrainë, do të perfomojë sonte.
Në mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shprehur përkrahjen e tij përmes një statusi në Facebook me të cilin ka shfrytëzuar rastin edhe ta urojë ‘Ditën e Europës’.
“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017 Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita” shkruan kryeministri i Shqipërisë.
Nga
Telegrafi
09/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































