LAJMI I FUNDIT:

Edhe zyrtarisht, Lumbardh Salihu kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës

Edhe zyrtarisht, Lumbardh Salihu kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës

Tashmë është zyrtare që edhe Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Pak javë më parë, Lumbardhi kishte njoftuar se kishte aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti e cila të mërkurën, publikoi listën e plotë të kandidatëve për deputet, në mesin e të cilëve figuron edhe emri i Lumbardhit.

Lumbardh Salihu, i njohur për publikun shqiptar për rrugëtimin e tij në industri të ndryshme, ka nisur karrierën si futbollist, për të kaluar më pas në modeling.


Foto: LDK/Facebook

Megjithatë, ai e mori hovin më të madh të famës gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku shkëlqeu dhe arriti të fitojë edicionin e dytë të këtij spektakli. Pas këtij suksesi, ai ka kaluar nga fama televizive në një dimension të ri, atë të angazhimit politik, duke u bërë një kandidat i LDK-së për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Në një moment kur interesimi për rinovimin e politikës kosovare është i madh, Lumbardhi ka fituar mbështetje nga disa grupe të ndryshme shoqërore, sidomos nga ata që e konsiderojnë si një figurë të re dhe dinamike. /Telegrafi/

Lumbardh Salihu dhe Lumir Abdixhiku (Foto: Lumbardh Salihu/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë - reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë - reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

Magazina
Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Magazina
Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Magazina
Gjendet i vdekur ish-truproja i David dhe Victoria Beckham

Gjendet i vdekur ish-truproja i David dhe Victoria Beckham

Magazina
Garon me Laert Vasilin, Egli Tako rendit arsyet se përse meriton të jetë në finale

Garon me Laert Vasilin, Egli Tako rendit arsyet se përse meriton të jetë në finale

Magazina
Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Magazina
Kalo në kategori