Trepça po del në dritë, pas disa viteve të vështira. “Xehetarët” kanë nisur të ngrihen dhe synojnë që nga edicioni i ardhshëm do të garojnë në Ligën Ballkanike
Pas Sigal Prishtinës, Pejës e Bashkimit edhe Trepça do të garojë në Ligën Ballkanike.
Siç dihet viteve të fundit “Xehetarët” kane kaluar nëpër një krizë, por tani kanë nisur ta marrin veten. Ata kanë nisur të përforcohen pak edhe me të huaj e po ashtu po bëhen me palestër të rinovuar dhe objektiv tani e kanë pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, nga edicioni i ri. Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin”, zyrtari i klubit mitrovicas Kemajl Muja.
“Me rikthimin në palestrën tonë do të kërkojmë që nga edicioni i ardhshëm të jemi pjesë e Ligës Ballkanike. Trepça është një ekip me përvojë dhe besoj se meritojmë të jemi në një kompeticion të tillë. Besoj fuqimisht se nga viti i ardhshëm ne do të jemi pjesë e BIBL-së”, u shpreh fillimisht Muja. Ndryshe ai thotë se me rikthimin në palestër do të jetë një Trepçë, konkurruese. “Tash e dy vite na ka munguar palestra, por me rikthimin e saj sigurisht që do të arrijmë të krijojmë një ekip të fort dhe tejet konkurrues duke sjellë rivalitet edhe më të madh në basketbollin kosovar”, theksoi Muja.
Synojnë “play-offin”
Mitrovicasit këtë edicion e nisën me lojtarë tërësisht vendorë. Trajneri Neven Platak, arriti që të krijojë një ekip tejet konkurrues. Muja thotë në edicionin pranveror Trepça do të jetë tejet kërcënuese për ekipet e tjera. “Jemi shumë të kënaqur me ecurinë të cilën e kemi pasur deri tani. Me këtë fond të lojtarëve të cilën e kemi arritur të shfaqim lojëra mjaft të mira. Me rregullimin e palestrës e cila na është premtuar se do të jetë e gatshme në fund të muajit janar, dhe me përforcimet që presim që t’i sjellim në ekip së paku edhe tre lojtarë të huaj ne besojmë se do të arrijmë të sigurojmë një vend e cila siguron pjesëmarrjen në “play-off”, i cili është edhe synimi ynë këtë edicion.
Besoj se do të ndërtojmë një ekip konkurrues duke treguar rivalitet të madh me ekipet e tjera siç kemi treguar gjithnjë”, përfundoi Muja. Trepça deri më tani është përforcuar me vetëm një lojtar të huaj kroatin Petar Zivkovic. Mitrovicasit aktualisht pozicionohen në vendin e katërt me 14 pikë të tubuara me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndeshjen e ardhshme mitrovicasit e zhvillojnë të shtunën në udhëtim ndaj Vëllaznimit, në kuadër të Superligës.
“Me rikthimin në palestrën tonë do të kërkojmë që nga edicioni i ardhshëm të jemi pjesë e Ligës Ballkanike. Trepça është një ekip me përvojë dhe besoj se meritojmë të jemi në një kompeticon të tillë. Besoj fuqimisht se nga viti i ardhshëm ne do të jemi pjesë e BIBL-së”, Kemajl Muja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania