LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot në Pallatin e Drejtësisë po protestohet për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt

Edhe sot në Pallatin e Drejtësisë po protestohet për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt

Edhe sot stafi mbështetës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionimin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e kanë bërë të ditur, kryetari i Këshillit Grevist në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Burim Neziraj, kryetari i Shoqatës Sindikale së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi dhe zëvendëskryetari i Sindikatës së Apelit, Adem Tahiri.

Neziraj e Rrustemi thanë se deri tani nuk kanë ndonjë përgjigje e as ndonjë informacion nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat e tyre.


Ata po kërkojnë që të përmirësohet gjendja me sistemin e klimatizimit brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.

Sipas stafit protestues, shumë punonjës janë duke u përballur me probleme shëndetësore, siç është alivanosja dhe hipërtensioni, për shkak të gjendjes së objektit ku punojnë.

Problemet me të cilat ballafaqohet stafi i Pallatit të Drejtësisë, në letrën drejtuar institucioneve të lartpërmendura më 11 gusht 2022, janë renditur në gjashtë pika: Klima jofunksionale, mungesa e ujit të pijes, mungesa e ujit në tualete, mungesa e ajrit pasi nuk hapet asnjë dritare, ashensorët jo të servisuar në rregull, erëra të ndryshme dhe të dëmshme, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori