Site icon Telegrafi

Edhe pse u përkrah nga Cozy, Mozzik tregohet i kujdesshëm kur flet për perleshjen me Noizyn!

Reperi i On Records, Mozzik, ka preferuar të mbajë neutralitetin pas përleshjes së Cozman me Noizyn.

Dy reperët me grupet e tyre u përleshën, ku Cozman dhe miku i tij Alberti ishin para 10 antarëve të OTR duke i qeruar hesapet e vjetra, e madje edhe të reja.

Dhe ndaj gjithë këtij zhvillimi neutral ka mbetur Mozzik.

“Unë kam respekt për të dy. Ne s’kemi probleme me asnjë, jemi kolegë dhe punojmë së bashku. E kemi mirë me të gjithë sepse ne jemi më të rinjt dhe na takon t’i respektojmë”, u shpreh reperi.

Deklarata e Mozzikut është befasuese, kur dihet se Cozman ka bashkëpunuar me të, e ka përkrahur në rrugëtimin e tij në skenën muzikore dhe madje edhe ka postuar këngët e tij në shenjë përkrahje, gjë që nuk e bënte asnjë antar i Babastars.

Mendimi i Cozman për Mozzik duket të ketë qenë shumë pozitiv, por vështirë se do të jetë më pas kësaj deklarate. /Telegrafi/

Exit mobile version