Autoritetet në Izrael nuk kanë vendosur ende mbi propozimin për të shpenzuar rreth 1.05 miliardë dollarë në 36 milionë doza të tjera të vaksinave të coronavirusit. Kjo është shumë më tepër sesa i duhet vërtet këtij vendi, i cili po udhëheq për sa i përket vaksinimit dhe në të cilin jeta po kthehet në normalitet.
Në atë mënyrë, Izraeli do të kishte më shumë se 60 milionë vaksina, që është pothuajse shtatë herë më e madhe se popullsia e vendit dhe që është e mjaftueshme për të vaksinuar 30 milionë njerëz.
Por ndërsa qeveria po diskuton nëse Izraelit në të vërtetë i duhen 36 milionë doza shtesë, rezulton se ka mjaft probleme me 27 milionë doza që ka blerë tashmë. Deri më tani, Izraeli ka përdorur vetëm 10 milionë vaksina dhe 17 milionë nuk janë përdorur, raporton haaretz.
Kontabilisti i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Yali Rothenberg i dërgoi këtë javë një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Chezi Levy. Kjo pasoi pasi doli që Ministria e Shëndetësisë, në kundërshtim me kontratat për prokurimin e vaksinave, veproi në mënyrë të fshehtë, pa informuar Ministrinë e Financave.
Në letër, Rothenberg citon tre probleme specifike në sjelljen e Ministrisë së Shëndetësisë. E para ka të bëjë me vendimin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të dërguar vaksinat e koronavirusit Moderna në vendet miqësore si Republika Çeke, Ruanda, Hondurasi dhe Guatemala, në kundërshtim me marrëveshjen e Izraelit me Modern, transmeton Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë zbatoi me rregull detyrën e Netanyahut dhe Ministria pranon që Moderna, pasi mësoi, ndaloi dërgesat e reja të vaksinave në Izrael. Më vonë, Ministria e Shëndetësisë kërkoi dhe mori leje nga Moderna për të përdorur vaksinat për palestinezët që punojnë në Izrael.
Ankesa e dytë e Rothenberg ishte se Izraeli mori më shumë doza vaksinash nga Pfizer se sa pagoi, pa ndonjë detyrim për të paguar për to. Problemi, siç e pranon vetë Ministria e Shëndetësisë, është se të gjitha marrëveshjet me Pfizer ishin lidhur gojarisht, pa informuar kryekontabilistin.
Çështja e tretë që Rothenberg vuri në dyshim ishte angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë për Pfizer, domethënë që Izraeli do të përdorë vetëm vaksinën Pfizer-BioNTech derisa vendi të arrijë imunitetin kolektiv. Ky është pretendimi i vetëm që Ministria e Shëndetësisë pranon vetëm pjesërisht.
Këto çështje shtojnë shqetësimet mbi synimin e Izraelit për të nënshkruar kontrata për të blerë edhe 36 milionë vaksina. Haaretz kujton se 17 milionë doza të vaksinave Moderna dhe AstraZeneca nuk u përdorën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë