Ishulli shkëmbor Migingo në liqenin Victoria është i mbuluar me shtëpi të vogla të punuara nga metali, brenda të cilave jetojnë 500 banorë edhe pse ishulli ka madhësinë e gjysmës së fushës së futbollit.

Kur i afroheni këtij ishulli asgjë tjetër nuk mund të shihni përpos shufrave dhe dyerve të metalta, që e kanë bërë këtë vend të duket nga ajri si një breshkë e punuar nga metali, transmeton Telegrafi.


Ky ishull për dekada ka qenë burim i tensioneve mes Ugandës dhe Kenisë, të cilët nuk arritën të vendosin se kujt i takon. Madje në një moment të caktuar për pak sa nuk kishte filluar "lufta më e vogël" në Afrikë për shkak të këtij ishulli.

Komuniteti në ishull jeton nga peshkimi që u sjell të ardhura për të mbetur gjallë, kurse në vitin 2009 në të jetonin vetëm 131 persona dhe nuk i janë dashur 9 vite të kalojnë që numri i tyre të rritet në 500.

Isaac Buhinza, 22-vjeç, nga Uganda, thotë se peshkimin ia mësoi i ati kurse për asnjë ditë nuk kishte vijuar mësimit.

"Nuk e di se cilit vend i takon ishulli. Unë thjesht jetoj aty", ka shtuar Buhinza. /Telegrafi/

1 296

2 112

4 72

5 56

6 45

7 30

8 29

9 23

10 15

11 14

12 10

13 9

14 7

15 7

16 5

17 3

18 3

19 3

20 4

21 2

22 3

23 2

24 2