Edhe pse ishte shëruar muaj më parë nga COVID-19, Boris Johnson shkon në vet-izolim

Boris Johnson është izoluar pasi takoi një deputet, i cili më vonë doli pozitiv për COVID-19.
Kryeministri britanik ka kontaktuar me deputetin gjatë ditës së stome, por nuk po tregon simptoma, njofton Downing Street.
Johnson kaloi rreth 35 minuta me deputetin e Ashfieldit, Lee Anderson, i cili që atëherë ka rezultuar pozitiv raporton bbc.
"Kryeministri do të ndjek rregullat dhe po izolon vetveten. Ai do të vazhdojë të punojë nga Downing Street, përfshirë edhe drejtimin e reagimit të qeverisë ndaj pandemisë së coronavirusit. Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19", njoftoi qeveria britanike.
Ndryshe, në muajin prill të këtij vit se Johnson kaloi tre netë në kujdesin intensiv pasi u infektua me coronavirus. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































