Ajo vetëm pak javë më parë kishte bërë një operacion të quajtur Sculpt 360+BBL për të bërë heqjen e dhjamit nga të pasmet.

Edhe pse ka rrëfyer se është shumë e kënaqur me ndërhyrjen e realizuar, këngëtarja Linda Halimi duket se po vazhdon të jetë aktive me ushtrime në palestër.


Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht e po ashtu edhe së fundmi me një video të shpërndarë në rrjete sociale.

Screenshot 11 9 Linda Halimi (Foto: Instagram)

Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka publikuar një video teksa bën stërvitje të ndryshme.

Kjo edhe e ka bërë të arrijë peshën e duhur meqenëse në fillimet e karrierës ishte më e shëndoshë.

Screenshot 12 8 Linda Halimi (Foto: Instagram)

Halimi nga ana tjetër ka lënë më anash projektet muzikore dhe të fundit e solli në muajin korrik.

“Amin” deri më tani ka mbledhur afro 300 mijë klikime. /Telegrafi/